E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku i thotë po qëndrimit të trupave të huaja

Bagdad- Këshilli i Presidencës irakiane ratifikoi sot një masë të parlamentit që i hap rrugën trupave britanike, australiane dhe atyre të vendeve të tjera të qëndrojnë në Irak pas skadimit të mandatit të OKB-së në fund të këtij të viti.

Parlamenti irakian e miratoi atë të martën. Forcat nga Britania, që ka 4 100 ushtarë në Irak, Australia, El Salvadori, Rumania dhe Estonia, si dhe nga NATO-ja kanë pritur masën e re që të ligjërojë praninë e tyre vitin e ardhshëm.

Këshilli i Presidencës irakiane me tre anëtarë, i përbërë nga presidenti Jalal Talabani dhe dy zëvendëspresidentët e tij, duhet të miratojë unanimisht ligjin e miratuara nga parlamenti, përndryshe ai kthehet. Në një deklaratë të këshillit thuhej se kabineti i kryeministrit Nuri al-Maliki ka "autorizimin të përcaktojë praninë e trupave të huaja (jo-amerikane) në vend".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›