E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ushtria izraelite urdhër evakuimi për palestinezët e Gazës, përkeqësohet gjendja humanitare

Ushtria izraelite ka lëshuar edhe më shumë urdhra evakuimi për palestinezët ditën e sotme në mes të sulmeve në enklavën e shkatërruar nga lufta, duke përkeqësuar gjendjen humanitare.

Zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee publikoi një deklaratë në ‘X’ me paralajmërimin evakuimin për në qytetin lindor të Gazës, përfshirë Al-Jadeedah, Al-Turkman dhe lagjen verilindore Zeitoun.

Deklarata paralajmëron se ushtria së shpejti do të ndërhyjë me forcë në ato zona duke pretenduar se ato janë përdorur për të filluar “operacione terroriste ” kundër forcave izraelite.

Adraee urdhëroi njerëzit që të lëvizin drejt zonave në qytetin perëndimor të Gazës, megjithatë, sulmet vdekjeprurëse izraelite vazhdojnë të raportohen në të gjithë Gazën, duke mos lënë asnjë vend të vërtetë të sigurt në enklavë.

Meqenëse Izraeli rifilloi sulmet e tij vdekjeprurëse ndaj Gazës në mes të marsit, forcat ushtarake izraelite kanë lëshuar urdhra të shumëfishtë evakuimi që synojnë civilët palestinezë në Gazën veriore dhe jugore, duke bërë presion të mëtejshëm ndaj palestinezëve që po përballen me gjenocidin izraelit që nga tetori 2023.

Ushtria rifilloi sulmin e saj ndaj Gazës më 18 mars, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve.

Izraeli ka vrarë më shumë se 51.400 palestinezë në enklavë që nga tetori 2023, shumica e tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.

Gjithashtu, Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e saj në enklavë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›