Uzbekistan, talenti 10 vjeçar mund kampionin e botës

Një fëmijë 10-vjeçar ka shokuar kampionin aktual të shahut të botës, Viswanathan Anand, në një ndeshje simutane në Tashkent të Uzbekistanit.
Temur Igonin është emri i 10-vjeçarit, një talent i rrallë në sportin e shahut. 41-vjeçari nuk ka arritur që ta besojë kur ka parë se 10-vjeçari me një mjeshtëri të rrallë ka arritur që ta mbyllë lojën në favor të tij.
41-vjeçari kampion bote ka humbur me 10-vjeçarin pasi kishte arritur që të mundte 18 kolegë të tjerë nga Uzbekistani.