KB: Sanksione të reja Gbagbos së Bregut të Fildishtë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar sanksione kundër udhëheqësit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, dhe ka kërkuar që menjëherë t`ia dorëzojë pushtetin presidentit të njohur ndërkombëtarisht.
Të gjitha 15 vendet e Këshillit votuan për ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve të Gbagbo, gruas së tij dhe tre bashkëpunëtorëve më të ngushtë.
Gbagbo refuzon të tërhiqet në favor të Alesane Outara, për të cilin Kombet e Bashkuara dhe pothuaj të gjitha vendet thonë se fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor.