Uzuni debuton me humbje, Reali arratiset

Myrto Uzuni ka bërë mbrëmjen e së dielës debutimin me skuadrën e Granadas pikërisht në “Santiago Bernabeu”, që për fat të keq ka provuar shijen e humbjes 1-0, gol I shënuar nga Asensio në minutën e 74-ët të takimit. Sulmuesi kuqezi u aktivizua për 80 minuta në këtë sfidë për tu zëvendësuar më pas nga Arezo.
Për madrilenët u duk qartë se eliminimi në Kupën e Mbretit përballë Bilbaos ka lënë shenjë, nuk e kishte aspak të lehtë përballë Granadas që të marrë tri pikët. Gjithsesi për të besuarit e Ançelotit, kjo fitore ishte mjaft e vlefshme pasi shkojnë në +6 nga Sevilla e vendit të dytë dhe në +13 nga Betis i vendit të tretë