E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT E TË EMËRIMIT, TË AFATEVE TË KALIMIT NGA NJË NIVEL MË I ULËT NË NJË NIVEL MË TË LARTË KARRIERE DHE PËR MARRJEN E MASAVE DISIPLINORE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS TATIMORE QENDRORE

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT E TË EMËRIMIT, TË AFATEVE TË KALIMIT NGA NJË NIVEL MË I ULËT NË NJË NIVEL MË TË LARTË KARRIERE DHE PËR MARRJEN E MASAVE DISIPLINORE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS TATIMORE QENDRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20, pikat 2 e 3, dhe 22, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Të përgjithshme

1.     Për rekrutimin e nëpunësve të administratës taimore qendrore zbatohet legjislacioni në fuqi për nëpunësit civilë për institucionet e pavarura, me përjashtim të kategorisë së punonjësve, marrëdhëniet e punësimit të të cilëve rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.

2.     Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve merr masat për respektimin e dispozitave të legjislacionit për nëpunësit civilë, për institucionet e pavarura, dhe të kritereve të këtij vendimi, për :

. rekrutimin e punojësve;

. emërimet dhe lëvizjet e punonjësve;

. kohën, afatet dhe plotësimin e kushteve të tjera, për kalimin nga një nivel më i ulët në një nivel më të lartë karriere, të punonjësve të administratës tatimore qendrore.

3. Personeli, sipas detyrave, ndahet në punonjës të nivelit të lartë, të mesëm e të ulët drejtues dhe në punonjës ekzekutues, të kategorizuar sipas këtij vendimi.

a)         Drejtor i Përgjithshëm i përgjigjet klasifikimit: nëpunës   civil, i nivelit të lartë drejtues;

b)        Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i përgjigjet klasifikimi: nëpunës civil, i nivelit të lartë drejtues;

c)         Kategoria A i përgjigjet klasifikimit: nëpunës civil, i nivelit të mesëm drejtues. Në këtë kategori përfshihen funksionet: drejtor drejtorie, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe drejtor i drejtorisë rajonale.

ç)   Kategoria B i përgjigjet klasifikimit: nëpunës civil, i nivelit të ulët drejtues. Në këtë kategori përfshihen funksionet: drejtor drejtorie në drejtorinë rajonale dhe përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme.

d)        Kategoria C1 i përgjigjet klasifikimit : nëpunës civil, i nivelit të ulët drejtues. Në këtë kategori përfshihen funksionet: përgjegjës sektori/zyre, në drejtorinë rajonale, dhe njësitë e ngjashme me to,dhe përgjegjës zyre, në Drejtorinë e Përgjithshme.

dh) Kategoria C2 i përgjigjet klasifikimi: nëpunës civil, i nivelit ekzistues. Në këtë kategori përfshihen inspektorët, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të nivelit IVA, dhe inspektorët në drejtoritë rajonale dhe njësitë e ngjashme me to, të nivelit IVA.

e)         Kategoria C3 i përgjigjet klasifikimit: inspector, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të nivelit IVB, dhe inspektor në drejtoritë rajonale dhe njësitë e ngjashme me to, të nivelit IVB.

ë)   Kategoria D1 përfshin personelin ndihmës si: llogaritar, arkëtar, shofer, magazinier, arkivist, sekretar, protokollist, centralist etj.dhe personel tjetër, të ngjashëm me to.

f)         Kategoria D2 përfshin personelin tjetër ndihmës, që kryen shërbimet sanitare dhe të mirëmbajtjes së zyrave.

Marrëdhëniet e punës për personelin e kategorive D1 e D2 rregullohen nga dispozitat e Kodit të Punës.

4. Struktura organizative dhe numri i përgjithshëm i personelit të administratës tatimore qendrore miratohen nga Kryeministri, me propozimin e ministrit të Financave, pas bashkërendimit me DAP-in, ndërsa organigrama e administratës tatimore qendrore miratohet nga ministri i Financave, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

II. Rekrutimi dhe vlerësimi i personelit

5. Rekrutimi i personelit të administrates tatimore

5.1. Në përputhje me nenin 19, të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” e me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil, si dhe me natyrën e veçantë të administratës tatimore, vendet e lira, brenda administrates, plotësohen në varësi të kategorisë dhe të natyrës së pozicionit, nëpërmjet njërës prej procedurave të mëposhtme:

a)     Me transferimin e personelit tatimor brenda së njëjtës kategori.

b)    Me ngritjen në kategori, nëpërmjet konkurrimit, të personelit tatimor ekzistues të një kategorie më të ulët.

c)     Me rekrutimin e personelit, nëpërmjet procedurave të konkurrimit të hapur.

5.2. Drejtoria e burimeve njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, më poshtë (DPT), në zbatim të strukturës analitike të miratuar dhe nevojave funksionale, shpall vendet e lira. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, me propozimin e drejtorit të drejtorisë së burimeve njerëzore, miraton procedurën e konkurrimit për këto vende të lira.

Përzgjedhja e kandidatëve bazohet në vlerësimin e përshtatshmërisë së tyre me kërkesat e përshkrimit të vendit të lirë të punës dhe në kriteret e përcaktuara në ankesin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5.3. Përbëjnë përjashtim nga kriteret e edukimit arsimor, të përcaktuara në aneksin nr.1, për pozicionet në nivelet A, B, C1, C2 e C3 të administratës tatimore qendore rastet e mëposhtme :

a)     Rekrutimi i punonjësve të teknologjisë së informacionit;

b)    Rekrutimi i punonjësve të zbatimit, të drejtorisë së ivestigimit.

c)     Rekrutimi i punonjësve të sektorit të administratës dhe prokurimeve, në drejtorinë e financës, administratës dhe prokurimeve;

ç) Rekrutimi i punonjësve ekzekutues të niveleve C3 e C2 , të drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë;

d)    Rekrutimi i punonjësve me përvojë mbi 4 vjet në strukturat tatimore qendrore dhe me kualifikime në fushën e tatimeve;

         dh) Rekrutimi i specialistëve të niveleve C3 e C2 (inxhinier, teknolog, etj.), të nevojshëm në strukturat e kontrollit tatimor.

Vlerësimi i përmbushjes së këtyre kritereve bëhet nga drejtoria e burimeve njerëzore, në DPT. Në rastet e rekrutimeve të përmendura në këtë pike, kriteri arsimor zbatohet sipas kërkesave të veçanta, që i përgjigjen vendit  të punës.

5.4. Në zbatim të nenit 17, të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, kërkesat për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve do të jenë të hapura.

Për këtë post, ministri i Financave i propozon Kryeministrit kandidaturat, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në aneksin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5.5. Në zbatim të nenit 17, të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, kërkesat për postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm janë të hapura.

Drejtori i Përgjithshëm i propozon për miratim ministrit të Financave kandidaturat, që plotësojnë kriteret e përcaktuara, në aneksin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6.  Pranimi i nëpunësve të administratës tatimore:

Pranimi i nëpunësve të administratës tatimore kryhet nëpërmjet procedurave të konkurrimit të hapur, në bazë të meritave.

Konkurrimi zhvillohet në tri faza:

a)     Shpallja e konkurrimit bëhet nga drejtoria/sektori apo zyra e personelit dhe përmban kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në vendimin nr.231, datë 11.5.2000, të Këshillit të Ministrave, si dhe kriteret e veçanta për secilin pozicion, të përcaktuara në aneksin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Drejtoria/sektori apo zyra e personelit përkatës në administratën tatimore qendrore bën përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen testimit, pasi vlerëson se kandidatët  plotësojnë kërkesat, e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Ankimi në këtë fazë bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për nëpunësin civil.

b)     Testimi, i cili bëhet me shkrim dhe me gojë. Drejtoria/sektori apo zyra e personelit përkatës në administratën tatimore qendrore ngre komitete të veçanta, me 5 anëtarë, përkatësisht zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse, drejtorin/përfaqësuesin e zyrës sektorit të shërbimeve mbështetëse, eprorin direkt për pozicionin e vendit të shpallur të lirë dhe dy personalitete të fushës, ekonomike, me profil finance, dhe juridike.

Komiteti harton një listë me tre kandidatët me rezultatet më të larta, duke u bazuar kryesisht në rezultatet e testimeve, por edhe në kualifikimet, përvojën profesionale dhe botimet shkencore.

Rezultatet e testimit dhe pikët maksimale janë, përkatësisht, 70 pikë në rezultatin e testimit, 10 pikë për përvojën në punë të kandidatit, 8 pikë për kualifikimet, 8 pikë për botimet shkencore dhe 4 pikë për aftësi të personale, të veçanta.

c)     Vlerësimi nga komiteti të 3 kandidatëve me pikët më të larta. Rezultati shpallet në një vend të dukshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve zgjedh njërin nga tre kandidatët e përzgjedhur nga komiteti.

Drejtoria/sektori apo zyra e personelit, brenda 4 ditëve, boton rezultatin e konkurrimit në dy gazetat kombëtare, me qarkullim më të madh.

7.         Ngritja në kategori

Ngritja në kategori përbën kalimin nga një

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›