E Shtunë, 31 Tetor 2026

VE N D I M PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË FUSHË-ARRËZ, TË QARKUT TË SHKODRËS

VE N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË FUSHË-ARRËZ, TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Fushë-Arrëz, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista me 22 (njëzet e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 134 (njëqind e tridhjetë e katër).

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›