E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS

V E N D I M

PëR

HAPJEN E PëRFAQëSISë DIPLOMATIKE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në BRUKSEL, MBRETëRIA E BELGJIKëS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

2. Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme

3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

03/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›