E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SARAJEVË, BOSNJË DHE HERCEGOVINË

V E N D I M

PëR


HAPJEN E PëRFAQëSISë DIPLOMATIKE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në SARAJEVë, BOSNJë DHE HERCEGOVINë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

2. Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


03/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›