E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.111, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PËRDORIM TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA GJINAJ, TË Q

V E N D I M 

PËR 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.111, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PËRDORIM TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA GJINAJ, TË QARKUT TË KUKËSIT »

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të              ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të     nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.111, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

1.     Në titull dhe në pikën 1, fjalët “... në përdorim...” zëvendësohen me “... në pronësi...”.

2. Lidhja nr.1, që i bashkëlidhet vendimit zëvendësohet  me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›