V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1619, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, GRUPIMIN E NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE PËR EFEKT PAGE DHE CAKTIMIN E KUFIJVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ORGANEVE TË QEVE
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1619, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, GRUPIMIN E NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE PËR EFEKT PAGE DHE CAKTIMIN E KUFIJVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ORGANEVE TË QEVERISJES VENDORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5/1 e 6, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, dhe të neneve 24, 32 e 54, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.1619, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të bashkisë së Tiranës”, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Lidhja nr.2, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë në bashkitë e tjera, në njësitë bashkiake të Tiranës dhe për nëpunësit e komunave”, që përmendet në pikën 3, zëvendësohet me lidhjen me të njëtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Lidhja nr.3, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të këshillit të qarkut”, që përmendet në pikën 4, zëvendësohet me lidhjen me të njëtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ç) Në pikën 5, paga e grupit bëhet 12 000 lekë në muaj.
d) Lidhja nr.4, “Klasifikimi i vendeve të punës në shërbimin civil, për organet e qeverisjes vendore”, që përmendet në pikën 10, zëvendësohet me lidhjen nr.4, “Klasifikimi i vendeve të punës për nëpunësit civilë të bashkive e të qarqeve dhe për nëpunësit e komunave”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
dh) Lidhja nr.5, “Struktura dhe kufijtë e pagave për punonjësit e policisë së bashkive e të komunave”, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
e) Në pikën 19, vlerat “… nga 17 000 lekë deri në 28 000 lekë në muaj.” bëhen “… nga 18 000 lekë deri në 30 000 lekë në muaj.”.
2. Efektet finaciare për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009