E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.382, DATË 20.5.1996, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE, QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE, DHE TË PUNONJËSVE

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.382, DATË 20.5.1996, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE, QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE, DHE TË PUNONJËSVE

 TË SHTETIT””, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të paragrafit të parë, të nenit 29, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave, që kryejnë funksione kushtetuese, dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave,

V E N D O S I:

 

Në nëntitullin “Për grupin e dytë, të shkronjës “b”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji”, të listës, që i bashkëlidhet vendimit nr.382, datë 20.5.1996, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,  shtohet emërtesa “Sekretar i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›