E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.370, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.370, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.        Në vendimin nr.370, datë 14.6.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

a)     Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

і)       Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c)  Nënprefekt і Kavajës, Lushnjës dhe Sarandës

87 000 lekë.”.

ii)             Në shkronjën “ç”, emërtesa “Sarandë” shfuqizohet.

b)     Në kolonën 1, të lidhjes nr.1, emërtimi në nënndarjen e dytë, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Sekretar і përgjithshëm në nënprefekturat Kavajë, Lushnjë, Sarandë.”.

2.        Efektet financiare, për vitin 2008, që rrjedhin nga zbatimi і këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, për institucionin e nënprefektit, Sarandë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M І N І S T R І

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›