E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.1057, DATË 30.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KOMPETENCAVE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR REFORMAT DHE MARRËDHËNIET ME KUVENDIN NË FUSHËN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE”

V E N D I M 

PëR 

DISA SHTESA Në VENDIMIN NR.1057, DATë 30.9.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KOMPETENCAVE Të MINISTRIT Të SHTETIT PëR REFORMAT DHE MARRëDHëNIET ME KUVENDIN Në FUSHëN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr.1057, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave,  të bëhen këto shtesa:
 
1.     Në titullin e vendimit, pas fjalëve “...komunikimeve elektronike...” të shtohen fjalët “...dhe postare...”.
 
2.     Në fund të përmbajtjes së vendimit, të shtohen fjalët “..., si dhe në ligjin nr.8530, datë 23.9.1999, “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA
 27/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›