V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS E TË PËRMASAVE TË STEMËS SË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME, DHE PËR MËNYRËN E PËRDORIMIT TË SAJ
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E FORMëS E Të PëRMASAVE Të STEMëS Së SHëRBIMIT Të KONTROLLIT Të BRENDSHëM, Në MINISTRINë E BRENDSHME, DHE PëR MëNYRëN E PëRDORIMIT Të SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.10002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Stema e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, është simbol i këtij institucioni dhe paraqitet në formë rrethore, me fushën me ngjyrë blu, me kufizim të jashtëm në ngjyrë të artë, të pasuar me një të dytë, me diametër më të vogël. Ndërmjet dy rrathëve janë mbishkrimet, në krye “REPUBLIKA E SHQIPëRISë” dhe “MINISTRIA E BRENDSHME”, ndërsa në pjesën e poshtme “SHëRBIMI I KONTROLLIT Të BRENDSHMëM”, i shprehur edhe në gjuhën angleze “INTERNAL CONTROL SERVICE”. Në brendësi të rrethit të dytë kufizues, në krye, është një shqiponjë, poshtë saj në qendër janë inicialet “SHKB”, si shkurtim i emërtimit të institucionit, mbi inicialet janë tre yje me pesë cepa, ndërsa poshtë inicialeve është një peshore e pasuar nga dy degë ulliri. Të gjitha mbishkrimet dhe figurat simbolike në stemë janë në ngjyrë të artë.
2. Pamja e stemës së SHKB-së, fortësia e ngjyrave dhe raportet janë të përcaktuara në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Stema e SHKB-së mbahet dhe përdoret vetëm nga institucioni. Ajo vendoset në hyrjen kryesore të institucionit, pranë emërtimit të tij.
4. Stema e SHKB-së vendoset në aktet zyrtare dhe në çdo akt tjetër, që institucioni u drejton të tretëve. Kjo stemë përdoret si shenjë identifikimi në dokumentin e identifikimit të punonjësit, në mjetet e punës së institucionit shtetëror dhe në mjediset e punës.
5. Kur stema e SHKB-së paraqitet e shoqëruar me stema të institucioneve të tjera, brenda dhe jashtë vendit, ajo vendoset në vend të dukshëm ose pranë tyre.
6. Mënyra e përdorimit të stemës së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, si dhe përmasat e saj përcaktohen me urdhër të ministrit të Brendshëm.
7. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA27/01/2010