V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.80, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË MBROJTJES SOCIALE DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ”
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.80, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË MBROJTJES SOCIALE DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në strategjinë sektoriale të mbrojtjes sociale, të miratuar me vendimin nr.80, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa:
a) Pas kapitullit të 5-të shtohet kapitulli i 6-të, “Zhvillimi dhe politikat e kujdestarisë për fëmijë, për periudhën 2008-2010”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Në planin e veprimit shtohet aneksi nr.1, me titull “Plani i veprimit për politikat e kujdestarisë për fëmijë, për periudhën 2008-2010”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA