E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z.DRITËRO AGOLLI

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR  Z.DRITËRO AGOLLI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z.Dritëro Agolli, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›