E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, PËR CIKLIN E LARTË TË ARSIMIT BAZË, PRANË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M 

PËR

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, PËR CIKLIN E LARTË TË ARSIMIT BAZË, PRANË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
                                                  
1. Hapjen, pranë universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në Fakultetin e Edukimit, të programit të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Matematikë-fizikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-fizikë.

2. Ky program  studimi realizohet me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij është një vit.

3. Ky program studimi të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›