E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQEVE TË DY NGASTRAVE TË EKONOMISË PYJORE ““DHËMBEL-KALA”, PËRMET”, QË DO TË PËRDOREN NGA “CFF”, SHPK, PËR PRODHIM PLLAKASH GURI DEKORATIV

V E N D I M PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQEVE TË DY NGASTRAVE TË EKONOMISË PYJORE ““DHËMBEL-KALA”, PËRMET”, QË DO TË PËRDOREN NGA “CFF”, SHPK, PËR PRODHIM PLLAKASH GURI DEKORATIV

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Sipërfaqet e ngastrave 98/a e 99/a, të ekonomisë pyjore ““Dhëmbel-Kala”, Përmet”, që do të përdoren nga “CFF”, shpk, për prodhim guri dekorativ, në një sipërfaqe, gjithsej, 5 ha, të hiqen nga fondi pyjor kombëtar dhe të çregjistrohen nga zëri kadastral “Pyll”, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Përcaktimin në terren dhe në hartë të kufijve të rinj të fondit pyjor kombëtar, pas heqjes së sipërfaqeve të ngastrave, të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, si dhe përfundimin e procedurave për pagesat, në përputhje me vendimin nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”.

3. “CFF”, shpk, brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të pyllëzojë, me shpenzimet e veta, 5 ha me pyje, sipas ngastrave të përcaktuara nga drejtoria e shërbimit pyjor.

4. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


10/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›