V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E OBJEKTEVE TË SEKTORIT MINERAR, QË DO TË VLERËSOHEN PJESË TË SEKTORËVE PARËSORË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT
V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E OBJEKTEVE TË SEKTORIT MINERAR, QË DO TË VLERËSOHEN PJESË TË SEKTORËVE PARËSORË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 3, e 5, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Përfshirjen në listën e asteve, që do të jepen me koncesion, me çmimin simbolik 1 euro të objekteve, “Miniera e kromit, Kalimash”, “Miniera e kromit, Vlahna”, “Fabrika e pasurimit të kromit, Kalimash” dhe “Fabrika e pasurimit të bakrit, Golaj”, të përcaktuara më hollësisht në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Objektet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të cilat vlerësohen se paraqesin interes për investime private, në fushën e veprimtarisë minerare, të jepen me koncesion, duke filluar me çmimin simbolik 1 euro.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është autoriteti kontraktues për dhënien me koncesion të këtyre objekteve.
4. Shpenzimet për realizimin e procedurave për dhënien me koncesion të përballohen nga ofertuesi fitues.
5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/10/2008