V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË PRONËS SË PALUAJTSHME TOKË/ARË NR.18, NË ZONËN KADASTRALE 3 205, K-34-75 (32C), NË FSHATIN RRANXA, KOMUNA BUSHAT, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.68, DATË 28.1.20
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË PRONËS SË PALUAJTSHME TOKË/ARË NR.18, NË ZONËN KADASTRALE 3 205, K-34-75 (32C), NË FSHATIN RRANXA, KOMUNA BUSHAT, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.68, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BUSHAT, TË QARKUT TË SHKODRËS »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
- Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, të pronës së paluajtshme, tokë/arë, nr.18, në zonën kadastrale 3 205, K-34-75 (32C), në fshatin Rranxha, komuna Bushat, me sipërfaqe 8.24 ha.
- Komunës Bushat i hiqet e drejta e përdorimit për pasurinë tokë arë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
- Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme, që i bashkëlidhet vendimit nr.68, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i transferohen, në pronësi ose në përdorim, komunës Bushat, të qarkut të Shkodrës”, hiqet ajo pjesë e pasurisë, që me këtë vendim, i kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Drejtësisë.
- Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA