V E N D I M PËR MBYLLJEN E AKADEMISË SË POLICISË “ARBEN ZYLYFTARI” DHE RIORGANIZIMIN E ARSIMIMIT POLICOR SI PJESË PËRBËRËSE E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E AKADEMISË SË POLICISË “ARBEN ZYLYFTARI” DHE RIORGANIZIMIN E ARSIMIMIT POLICOR SI PJESË PËRBËRËSE E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 41, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Mbylljen e Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari”, si institucion i arsimit të lartë, për shkollimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, dhe riorganizimin e arsimit policor si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
2. Arsimimi policor të riorganizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në përputhje me ligjin nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”.
3. Vendimi nr.281, datë 2.6.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Policisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohet ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/02/2009