E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE SHTESË TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BUBULLIMË, TË QARKUT TË FIERIT

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE SHTESË TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BUBULLIMË, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës përfundimtare shtesë të pronave të paluajtshme, publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Bubullimë, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 39 (tridhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 237 (dyqind e tridhjetë e shtatë).

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Bubullimë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *


01/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›