E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS LESKOVIK, TË QARKUT TË KORÇËS

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS LESKOVIK, TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme, publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Leskovik, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 132 (njëqind e tridhjetë e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 906 (nëntëqind e gjashtë).

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Leskovik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


01/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›