V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË VAU I DEJËS, TË QARKUT TË SHKODRËS
V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË VAU I DEJËS, TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Vau i Dejës, të qarkut të Shkodrës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 128 (njëqind e njëzet e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 924 (nëntëqind e njëzet e katër).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia e Vaut të Dejës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/10/2008