E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN PIRG,TË QARKUT TË KORÇËS

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN PIRG,TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Pirg, të qarkut të Korçës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 64 (gjashtëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 376 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


10/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›