E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BUJAN, TË QARKUT TË KUKËSIT

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BUJAN, TË QARKUT TË KUKËSIT

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8,  të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Bujan, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 40 (dyzet) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 200 (dyqind).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


08/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›