V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 12 prill 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 20 (njëzet) automjete dhe 42 (dyzet e dy) trupa.
2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 12 prill 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 20 (njëzet) automjete dhe 43 (dyzet e tre) trupa.
3. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 12 prill 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 20 (njëzet) automjete dhe 42 (dyzet e dy) trupa.
4. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 12 prill 2009, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 9 (nëntë) automjete dhe 25 (njëzet e pesë) trupa.
5. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është Porti i Durrësit.
6. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.
7. Autokolonat italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
8. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/04/2009