E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ORENJË, TË QARKUT TË ELBASANIT

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ORENJË, TË QARKUT TË ELBASANIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Orenjë, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 100 (njëqind) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 744 (shtatëqind e dyzet e katër).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën

përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


22/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›