V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.824, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE TË AUTORIZUARA PËR VERIFIKIMIN, NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË GJENDJES GJYQËSORE, SI DHE TË FORMULARIT TË VETËDEKLARIMIT”, TË NDR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.824, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE TË AUTORIZUARA PËR VERIFIKIMIN, NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË GJENDJES GJYQËSORE, SI DHE TË FORMULARIT TË VETËDEKLARIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 7, 8 e 11, të ligjit nr.9614, datë 21.9.2006, “Për certifikatat elektronike të gjendjes civile”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në aneksin 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.824, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, te pjesa “Shënime”, fjalët “… ligjin nr.8517, datë 22.7.1999…” zëvendësohen me fjalët “… ligjin nr.9887, datë 10.3.2008….”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/10/2008