V E N D I M PËR LICENCIMIN E INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË, “SHKOLLA E LARTË “ILLYRIA””
V E N D I M PËR LICENCIMIN E INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË, “SHKOLLA E LARTË “ILLYRIA””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Licencimin e institucionit privat të arsimit të lartë, “Shkolla e lartë “ILLYRIA””, e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
2. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e lartë “Illyria”” do të organizohet në dy fakultete:
a) Fakulteti i Drejtësisë, me programin e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë, “Drejtësi” (4 vite akademike).
b) Fakulteti і Shkencave Politike, me programet e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë, “Shkenca politike” (3 vite akademike).
3. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e lartë “Illyria””, do të ofrojë programet e studimeve të ciklit të parë, të cilat do të zgjasin, përkatësisht, 4 e 3 vite, dhe në mbarim të tyre do të lëshohet diplomë e nivelit të parë (DNP), në fushën e arsimimit të kryer.
4. Ngarkohet institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e lartë “Illyria””, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik і huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
5. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e lartë “Illyria””, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni privat і arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij, për këtë qëllim.
6. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e lartë “Illyria””, duhet t’і nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
8. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/10/2008