V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË SPANJËS, PËR BASHKËPUNIM DHE ASISTENCË TË NDËRSJELLË NË ÇËSHTJET DOGANORE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË SPANJËS, PËR BASHKËPUNIM DHE ASISTENCË TË NDËRSJELLË NË ÇËSHTJET DOGANORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunim dhe asistencë të ndërsjellë në çështjet doganore, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009