E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E NORMAVE TË TRAJTIMIT ME USHQIM TË EFEKTIVAVE USHTARAKE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E NORMAVE TË TRAJTIMIT ME USHQIM TË EFEKTIVAVE USHTARAKE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, « Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Ushtarët e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe studentët e universitetit ushtarak “Skënderbej” të trajtohen me racionin bazë të ushqimit, і cili përmban 4 300 kalori, dhe me strukturë ushqimore, sipas lidhjeve nr.1 dhe nr.3, që і bashkëlidhen këtij vendimi.

2.     Njësitë e Forcave të Armatosura, gjatë angazhimeve në operacione e stërvitje të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, përveç racionit bazë të ushqimit, të trajtohen me racion shtesë, me 500 kalori, sipas lidhjes nr.2, që і bashkëlidhet këtij vendimi.

3.     Ministri і Mbrojtjes përcakton dhe miraton:

a)     repartet e Forcave të Armatosura, që do të trajtohen me shtesë racioni ushqimor, me 500 kalori për ditë.

b)     strukturën e racionit bazë të ushqimit ditor (proteina, yndyrna, karbohidrate), në përputhje me kaloritë dhe vlerën financiare.

c)     normën e zëvendësimit të artikujve ushqimorë, në përputhje me kaloritë dhe strukturën ushqimore.

ç) trajtimin me ushqim të gatuar, pa pagesë, për oficerët, nënoficerët dhe ushtarët profesionistë, në rast të qëndrimit në repart mbi 8 (tetë) orë, për arsye gatishmërie, shërbimi 24-orësh, apo trajnime dhe stërvitje në terren, në lloje të ndryshme operacionesh, brenda dhe jashtë vendit. Në këto raste ushtarakët nuk përfitojnë kompensim të ushqimit në vlerë leku.

d)     njësitë dhe repartet, që plotësojnë infrastrukturën e nevojshme për kalimin e shërbimit të ushqimit me kontraktorë.

dh) normat e materialeve dhe të pajisjeve për gatim, ruajtje dhe shpërndarje të shërbimit të ushqimit në Forcat e Armatosura.

4.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi і këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor і miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

5.     Vendimi nr.140, datë 11.6.1975, і Këshillit të Ministrave, “Mbi normat e ushqimit të kuadrove ushtarake, efektive dhe rezerviste, gjatë stërvitjes luftarake”, shfuqizohet.

6.     Ngarkohet ministri і Mbrojtjes të nxjerrë udhëzimin përkatës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M І N І S T R І

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›