V E N D I M PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË MBROJTJES SOCIALE DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË MBROJTJES SOCIALE DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e strategjisë sektoriale të mbrojtjes sociale dhe të planit të veprimit për zbatimin e kësaj strategjie, sipas tekstit, që і bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA