E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PROVËS DHE PËR PËRCAKTIMIN E STANDARDEVE E TË PROCEDURAVE, PËR MBIKËQYRJEN E EKZEKUTIMIT TË DËNIMEVE ALTERNATIVE”

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PROVËS DHE PËR PËRCAKTIMIN E STANDARDEVE E TË PROCEDURAVE, PËR MBIKËQYRJEN E EKZEKUTIMIT TË DËNIMEVE ALTERNATIVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 31/12, të ligjit nr.8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e rregullores “Për organizimin e funksionimin e Shërbimit të Provës dhe për përcaktimin e standardeve e të procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”, sipas tekstit, që i bashhkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


25/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›