E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NGA/NË DETYRË TË DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NGA/NË DETYRË TË DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Lirimin, për shkak të mbarimit të mandatit, të dy anëtarëve të Këshillit të Statistikave, përfaqësues të shoqërisë civile:

-          Z. Mero Baze;

-          Znj. Mirlinda Rusi.

 2. Emërimin e anëtarëve të rinj, përfaqësues të shoqërisë civile, në Këshillin e Statistikave:

-          Z. Sami Nezaj;                                      

-          Znj.Edlira Muedini.                                

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


25/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›