V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË JAPONEZE, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË LARGIMIT TË UJËRAVE TË ZEZA, PËR TIRANËN E MADHE”
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË JAPONEZE, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË LARGIMIT TË UJËRAVE TË ZEZA, PËR TIRANËN E MADHE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, të ministrit të Financave dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, me shkëmbim notash, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë japoneze, për financimin e projektit “Përmirësimi i sistemit të largimit të ujërave të zeza, për Tiranën e madhe”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA