E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “ROT” (REHABILITIM, OPERIM, TRANSFERIM), TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ANSARA”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “LABINOT MAL

V E N D I M 
PER
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS  “ROT” (REHABILITIM, OPERIM, TRANSFERIM), TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ANSARA”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “LABINOT MAL – ELBASAN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”,  me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “ROT” (rehabilitim, operim, transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Ansara”, shpk, për ndërtimin e hidrocentralit “Labinot Mal – Elbasan”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

K RYEMINISTRI

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›