V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SPANJËS, NË KUADËR TË PROGRAMIT « NJË OKB », PËR PROJEKTIN « QEVERISJE EKONOMIKE, REFORMA RREGULLATORE, P
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SPANJËS, NË KUADËR TË PROGRAMIT « NJË OKB », PËR PROJEKTIN « QEVERISJE EKONOMIKE, REFORMA RREGULLATORE, PJESËMARRJE E PUBLIKUT, SI DHE ZHVILLIMI PRO TË VARFËRVE, NË SHQIPËRI »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Spanjës, në kuadër të programit «Një OKB», për projektin «Qeverisje ekonomike, reforma rregullatore, pjesëmarrje e publikut, si dhe zhvillimi pro të varfërve, në Shqipëri », në vlerën 2 097 564 (dy milionë e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër) USD.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA