E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROJEKTIT « MIGRIMI I RINISË » NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROJEKTIT « MIGRIMI I RINISË »  NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin, në parim, të projektit « Migrimi i rinisë » ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

2. Përfitues i projektit « Migrimi i rinisë » do të jetë Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe agjenci zbatuese do të jenë ILO, UNDP, IOM e UNICEF.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›