E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, IDF, NR. TF 094711, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR PROJEKTIN “FUQIZIMI DHE VËNIA NË ZBATIM E KONVENTËS AARHUS”

V E N D I M 

PëR 

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së GRANTIT, IDF, NR. TF 094711, NDëRMJET SHQIPëRISë DHE BANKëS NDëRKOMBëTARE PëR RINDëRTIM DHE  ZHVILLIM (IBRD), PëR PROJEKTIN “FUQIZIMI DHE VëNIA Në ZBATIM E KONVENTëS AARHUS”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7,  të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I :
 
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, IDF, Nr.TF 094711, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për projektin “Fuqizimi dhe vënia në zbatim e konventës Aarhus”, për shumën 370 000 (treqind e shtatëdhjetë mijë) USD, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›