V E N D I M PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË ORGANIKËS DHE TË NUMRIT TË NËPUNËSVE TË SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE NË BASHKI/NJËSI BASHKIAKE/KOMUNA DHE NË DEGËT E QARQEVE
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E STRUKTURëS, Të ORGANIKëS DHE Të NUMRIT Të NëPUNëSVE Të SHëRBIMIT Të GJENDJES CIVILE Në BASHKI/NJëSI BASHKIAKE/KOMUNA DHE Në DEGëT E QARQEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 62, të ligjit nr.10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Struktura e shërbimit të gjendjes civile është sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.. 2. Organika e shërbimit të gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna dhe në degët e qarqeve është sipas pasqyrës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Numri prej 37 nëpunës, i cili pakësohet nga numri i nëpunësve të miratuar për institucionin e prefektit, si nëpunës të gjendjes civile në degët e qarkut, i kalon numrit të përgjithshëm të nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile.
4. Numri i zyrave të shërbimit të gjendjes civile është 390 dhe numri i nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/ komuna dhe në degët e qarqeve është 524 veta.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i shtetit, miratuar për Ministrinë e Brendshme, programi i gjendjes civile.
6. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
7. Vendimi nr.21, datë 9. 1. 2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës, të organikës dhe të numrit të punonjësve të shërbimit të gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/12/2009