E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.532, DATË 21.8.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR LEJET E TRANSPORTIT TË MALLRAVE PËR TRANSPORTUESIT, QË NUK KANË SELI NË SHQIPËRI »

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.532, DATË 21.8.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR LEJET E TRANSPORTIT TË MALLRAVE PËR TRANSPORTUESIT, QË NUK KANË SELI NË SHQIPËRI »

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të nenit 53, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Pika 2, e vendimit nr.252, datë 21.8.1998, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Kontrolli i lejeve të transportit ndërkombëtar të mallrave për çdo kamion bëhet nga organet doganore të policisë kufitare dhe nga organet e kontrollit shtetëror të specializuar, pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në fillim të çdo viti ose rast pas rasti, njofton organet e mësipërme për llojet dhe sasinë e lejeve të transportit ndërkombëtar të mallrave, që shkëmbehen me çdo shtet, si dhe shtetet, kamionët e të cilave përjashtohen nga lejet e transportit ndërkombëtar të mallrave.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


17/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›