E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.589, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E OBJEKTEVE MË TË RËNDËSISHME SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR

 NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.589, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E OBJEKTEVE MË TË RËNDËSISHME SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 4, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”,  me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.        Në lidhjen 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.589, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, pas numrit rendor 12 shtohet numri 13, me këtë përmbajtje:

“13. Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme, që do të ruhet  dhe sigurohet nga Policia e Shtetit deri më 31.10.2009.”.

2.     Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


17/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›