E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR MODERNIZIMIN E SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR MODERNIZIMIN E SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,      datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të  ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.      Ministrisë së Brendshme në buxhetin e miratuar për vitin 2009,  programi “Shërbimi i Gjendjes Civile”, t’i shtohet fondi  60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të projektit për modernizimin e Shërbimit të Gjendjes Civile.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

3.     Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›