E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT TË SHESË MAKINERITË DHE PAJISJET E FABRIKËS SË USHQIMEVE PËR FËMIJË “BABY FOOD”

V E N D I M 

PËR 

LEJIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT TË SHESË MAKINERITË DHE PAJISJET E FABRIKËS SË USHQIMEVE PËR FËMIJË “BABY FOOD”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit të shesë makineritë dhe pajisjet e fabrikës së ushqimeve për fëmijë “BABY FOOD”, sipas vlerësimit të kryer nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

2.     Ngarkohet drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›