E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.108, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, BASHKIA FUSHË-KRUJË, TË Q

V E N D I M 

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.108, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, BASHKIA FUSHË-KRUJË, TË QARKUT TË DURRËSIT”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Në vendimin nr.108, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohet edhe lista e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 1 (një) fletë, që përfundon me numrin rendor 6 (gjashtë), e që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Fushë-Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


26/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›