V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.202, DATË 21.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA THUMANË, TË QARKU
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.202, DATË 21.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA THUMANË, TË QARKUT TË DURRËSIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.202, datë 21.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohet edhe lista e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 1 (një) fletë, që përfundon me numrin rendor 2 (dy), e që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Thumanë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008