V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN E PORTIT TË KONTENIERËVE NË PYLLIN E SODËS, VLORË, SI DHE PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE,
QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Përcaktimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit si autoritet kontraktues, për dhënien shoqërisë “ZUMAX”, AG, të koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, shfrytëzim dhe transferim), për ndërtimin e portit të kontenierëve, në Pyllin e Sodës, Vlorë.
2. Miratimin e bonusit prej 8 për qind të pikëve, për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet kësaj shoqërie.
3. Ngarkohet ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/01/2009