V E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË KOMUNËS KASHAR
V E N D I M
PËR
SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË KOMUNËS KASHAR
Në mbështetje të neneve 100, pika 2, e 115, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 42, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Z. Alfred Sulaj, kryetar i komunës Kashar, shkarkohet nga kjo detyrë, për shkelje të rënda ligjore.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA